Mehaj: Ndarja e buxhetit prej 100 milionësh për ministrinë e tij është sipas standardeve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes e kap vlerën prej 1.3 për qind të bruto-produktit vendor, sipas tij me synimin që gjatë mandatit të tij aktual të arrijë në 2 për qind në përputhje me standardet e përcaktuara të NATO-s.

“Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore. Ne kemi pak fjalë e shumë punë! Urime e na priftë e mbara!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Go to TOP