Mehaj konfimon se ka dhënë dorëheqje nga Qeveria Kurti, ja arsyet

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Ai në një prononcim e ka konfirmuar largimin nga qeveria.

“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ka thënë shkurt ai.

Mehaj ka thënë se do të dalë shpejt me sqarim për media, përderisa vendin e tij pritet ta zë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci

Go to TOP