Megaoperacion ndërkombëtar antidroge/ Guardia di Finanza, DEA dhe policia zbarkojnë në Kurbin, zbardhen detajet e bujshme

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane.

Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit.

Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Mësohet se kontrollet janë kryer në det në Vlorë, ndërsa në pranga kanë rënë 6 persona, shqiptarë dhe të huaj.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë/ Policia zhardh detajet e reja: Trafikantët u kapën duke këmbyer mallin, gomonia e pajisur me…

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni antidrogë i policisë shqiptare, DEA-s amerikane dhe Guardia di Finanza, që u zhvillua sot në uëjrat shqiptare.

Mësohet se një prej gomoneve të përdorura nga trafikantët ka qenë e pajisur me 3 motorë të rrallë me nga 350 kuaj fuqi, me qëllim për të transportuar drogën në ujërat e detit Adriatik.

Ndërkohë, ata u kapën duke këmbyer kanabis me heroinë dhe kokainë dhe kur policia është afruar i kanë vënë flakën një veliere.

Në kuadër të operacionit që ka nisur prej ditësh ng apala italiane,  janë shoqëruar deri tani 10 persona, teksa priten edhe arrestime të tjera.

Go to TOP