Mediat serbe raportojnë se Petkoviqi qëndron sot dhe nesër në Kosovë

Drejtori i së të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do të qëndrojë në Kosovë sot dhe nesër.

Të paktën, kështu po raportojnë mediumi serb ‘Kossev’, sipas të cilit Petkoviq do të marrë pjesë në Zubin Potok për festat e krishtlindjeve ortodokse.

Siç vijon raportimi i mediumit, në mesnatë Petkoviq do të jetë pjesëmarrës në liturgjinë e Manastirit të Basnjkës.

“Sot, në ditën e Krishtlindjes, Petkoviq do të arrijë në Zubin Potok në ora 16:30. Në portën e kishës së Shën Triaisë ai do të marrë pjesë në ndezjen e pemës së Krishtlindjes dhe më pas është paralajmëruar bisedë me qytetarët e mbledhur. Më pas Petkoviq do të marrë pjesë në Liturgjinë e Krishtlindjes në mesnatë në manastirin e Banjskës”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk është sqaruar nëse do t’i lejohet Petkoviqit vizita në Kosovë.

Go to TOP