Më shumë vrasje gjatë vitit 2023 në Kosovë, më pak dhunë në familje

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2023 ka pasur më shumë vrasje se në vitin paraprak.

Teksa ka treguar statistikat e veprave të ndryshme kriminale, ai poashtu bëri me dije se rastet e dhunës në familje janë ulur përgjatë vitit 2023.

“Disa prej veprave kriminale më të rënda që janë paraqitur gjatë vitit 2023, edhe krahasuar me vitin paraprak, kemi pasur raste të vrasjes, rritje nga 21 në 29 vrasje në 2023, lëndim i rëndë trupor nga 259 në 235 ulje minus 9 për qind, lëndim i lehtë trupor, rritje për 9.4 për qind, për vjedhje rritje prej 1.64 për qind, vjedhje e rëndë ulje për minus 1. 96 për qind, grabitje kane qenë 93 me 93, raste të grabitjeve në tentativë ka pasur ulje për 90 për qind, dhuna në familje, fatmirësisht kemi pasur ulje gjatë këtij viti nga 2 mijë e 757 raste në 2 mijë e 460”, tregoi Hoxha.

Go to TOP