“Me seriozitet Marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet brenda 24 orësh”

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se vonimi i procesit të dialogut i konvenon Serbisë, por jo Kosovës.

Prandaj, sipas tij, nëse arritja e marrëveshjes merret seriozisht ajo mund të ndodhë brenda 24 orëve.

“Ka ardhur koha për të përfunduar dialogun. Kosova nuk ka absolutisht luksin për ta zvarritur procesin, Serbia ka gjithë interesin të vonojë. Vendosini propozimet në tryezë dhe nëse Washingtoni dhe Brukseli janë seriozë, marrëveshja do të arrihet brenda 24 orësh, duke zhbllokuar rrugën e Kosovës drejt NATO-s”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai këtë deklaratë e bëri pas një postimi të emisarit të BE-së, Miroslav  Lajçak, i cili njoftoi për një darkë pune me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Go to TOP