Mitrovicë: Gruaja thotë se po ngacmohet nga një i panjohur në rrjete sociale

Një grua nga Mitrovica ka njoftuar policinë se po ngacmohet vazhdimisht në rrjete sociale nga një person i panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë me dije përmes raportit 24-orësh se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë nga raporti i policisë:

Mitrovicë, 19.03.2022-23:03. Me 07.04.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se përmes rrjetit  social  në vazhdimësi është duke u ngacmuar nga një person i panjohur, rasti është duke u hetuar.


Go to TOP