Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje.

Në Suharekë është arrestuar një person pasi e ka sulmuar babanë e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Suharekë , 07.04.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit  i dyshuari  pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në një rast tjetër është raportuar se një person pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fdjalit të tij.  

“Rr. Beqir Kastrati, 07.04.2022 – 02:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar  ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave kosovarë (bashkëshortes dhe djalit). Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor. Bashkëshortja është vendosur në strehimore  ndërsa djali i  cili është nga tjetër martesë është marr nga zyrtarët për punë sociale. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, njofton policia.

Edhe në Malishevë është arrestuar një grua [pasi e ka sulmuar motrën e saj. E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Malishevë, 07.04.2022-18:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e saj e dyshuara femër kosovare. Palët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në Vushtrri është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë ndaj djalit të tij.

“Vushtrri, 06.04.2022 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në  procedurë të rregullt”, njofton policia.

Edhe në Mitrovicë u arrestua një grua, pasi sipas policisë ishte agresive me burrin dhe fëmijët e saj.

“Mitrovicë, 05.04.2022 – 18:30.  Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta është agresive ndaj bashkëshortit të saj dhe fëmijëve të tyre. E dyshuara ka pranuar se është agresive dhe ka pranuar të marr trajtim psikiatrik. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. 

Go to TOP