Më favoriti për të pasuar Johnsonin e përjashton veten nga gara

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, që u përfol si më favoriti për t’u bërë pasardhësi i Boris Johnsonit, ka njoftuar se nuk është në garë për udhëheqjen e Partisë Konservatore.

Wallace thotë se “nuk ishte një zgjedhje e lehtë”, por fokusi i tij është në punën e tij aktuale si sekretar i mbrojtjes dhe “mbajtja e këtij vendi të sigurt”.

“Pas një shqyrtimi dhe diskutimi të kujdesshëm me kolegët dhe familjarët, kam marr vendimin që të mos hyj në garën për kryesinë e Partisë Konservatore. I jam shumë mirënjohës të gjithë kolegëve të mi parlamentarë dhe deputetëve që më kanë dhënë mbështetje”, ka njoftuar Wallace në Twitter.

Ky njoftim ishte befasues meqë ai ishte më i preferuari për të parin e partisë, shkruan BBC.

Rishi Sunak ishte i radhitur si favoriti i dytë për të udhëhequr partinë, i ndjekur nga Penny Mordaunt, Tom Tugendhat dhe Liz Truss.

Go to TOP