Bota

Më 2005 Sergey Lavrov e kishte hapur personalisht Zyrën Ruse, aty ishte edhe ish-Kryeministri i Kosovës

Përkundër që qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës është armiqësor, në Prishtinë vazhdon të funksionojë Zyra Ndërlidhëse Ruse.

Në rrethana krejt të ndryshme, Rusia në vitin 2005 e pati dërguar ministrin e Jashtëm për të përuruar këtë zyre në Kosovë. Sergey Lavrov – ende ministër i Jashtëm – që pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, është shndërruar në një figurë të urryer në mbarë botën, atëherë ishte pritur në Prishtinë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Bajram Kosumi, si dhe shefi i OKB-së. Po ashtu Lavrovin e kishte pritur në takim edhe Presidenti Rugova në Rezidencën e tij në Velani.

Për këtë ceremoni sot ka shkruar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, i cili ka shpërndarë një fotografi nga ceremonia e hapjes.

“Goxha foto. Një epokë krejt ndryshe. Ministri i Jashtëm rus Lavrov duke hapur kancelarinë diplomatike ruse në Kosovë në vitin 2005, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Bajram Kosumi dhe shefin e OKB-së për Kosovën Soren Jessen-Petersen, vetëm pak vite para se Kosova të bëhej e pavarur”.

Zyra Ndërlidhëse Ruse gjendet në lagjen Dragodan të Prishtinës, derisa për diplomatët që punojnë aty kujdeset Policia e Kosovës për t’ia garantuar sigurinë.

Dy prej tyre, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, më 22 tetor të vitit 2021, i pati shpallë non grata për shkak të “aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetutës të Republikës së Kosovës”.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort