Mbyllja e shkollës, nxënëset e “Mehmet Akif” protestë para Ministrisë: Kushi të dorëhiqet
Nxënës të shkollës “Mehmet Akif”, prindër, mësues dhe qytetarë të thjeshtë e kanë zhvendosur protestën këtë të hënë para Ministrisë së Arsimit, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit.
Ata kërkojnë që të tërhiqet vendimi i qeverisë dhe që shkolla të vijojë mësimin.
Nëse nuk jeni në gjendje të mbani këtë post, hiqni dorë. Sot unë jam një maturante dhe po rrezikoni shkollimin tim. Mos mendoni se do të dorëzohemi. Ku jeni sot zonja Evis Kushi? Dil para nesh. Boll me këto përralla që thoni në Tv. Ju bëjmë thirrje dhe jepni dorëheqje. Dilni poshtë dhe na jepni përgjigje, kaq kisha”, tha një prej nxënësve.
Kundër këtij vendimi kanë dalë dhe shumë politikanë. Një prej tyre ka qenë ish kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës. Ata s’i kanë kursyer akuzat për qeverinë, duke iu bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që po mban kolegji.
