Mbyllet rruga “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet

Sot po shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina e cila organizohet në 2000 qytete të botës.

Kurse me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, rruga “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e prishtinës me anë të një njoftimi, derisa ka theksuar se mbyllja e kësaj rruge do të bëhet nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

“Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, të premten, nga ora 10:00 deri në 15:00, vetëm rruga “Dëshmorët e Kombit”, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave.Ndërsa, ju qytetarë të dashur mund të merrni me qera, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim nga fillimi i kësaj rruge deri në fund (rrethi i Flamurit).Pavarësisht se çfarë zgjedhje bëni, kujdesuni për mjedisin dhe bëni ndryshime të vogla në jetën tuaj për të ndihmuar në mbrojtjen e planetit tonë”, thuhet në njoftim.

Go to TOP