Mbyllet pjesa e parë, Kosova në avantazh ndaj Qipros

Pjesa e parë mes Qipros dhe Kosovës është mbyllur me epërsinë e ‘Dardanëve’ prej 0-2.

Qipriotët dhe Dardanët po përballen në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Padyshim se Vedat Muriqi ishte lojtari kryesor tek Kosova në 45-minutshin e parë duke shënuar dygolësh në minutën e 9-të dhe 21-të.

Kosova është në rrugë të mirë që të arrijë fitoren e parë në këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve.

Go to TOP