Mbyllen vendvotimet, nis numërimi i votave

Zyrtarët turq kanë filluar numërimin e votave të zgjedhjeve lokale të cilat po shihen si test i popullaritetit të presidentit Redxhep Tajip Erdogan dhe partisë së tij.

Edhe pse ka shumë pak dyshime në fitoren e përgjithshme të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e cila e mbanë pushtetin në Turqi, këto zgjedhje posaçërisht rezultatet në Stamboll dhe Ankara po shihen si test i vërtetë i popullaritetit të presidentit Erdogan, pasi që AKP humbi dy qytetet më të mëdha të vendit, Stambollin dhe Ankaranë, në vitin 2019.

Këtë herë AKP zhvilloi në fushatë të madhe në shpresë që do të siguron fitoren edhe në këto dy qytete kyçe.

Megjithatë, sipas rezultateve të numërimit të rreth 24% të votave të hedhura, në të dy qytetet udhëheqin kandidatët e Partisë Popullore Republikane (CHP), e cila, sipas disa parashikimeve, në këto zgjedhje, mund të foton më shumë komuna dhe provinca se sa AKP.

Besohet se AKPO dhe Erdogan dëshirojnë të sigurojnë fitoren në dy qytetet më të mëdha, për të përforcuar imazhin e Erdoganit si udhëheqës i popullit në Turqi, përderisa për opozitën, e cila pësoi humbje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, fitorja në Stamboll dhe Ankara do të jep shpresë që, në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, ndoshta do të mund ta rrezikojnë Erdoganin.

Go to TOP