Mblidhen serbët ne veri, protestojnë pas largimit nga institucionet e Kosovës

Kanë filluar të mblidhen serbët e veriut për të protestuar ndaj vendimit të institucioneve të Kosovës për suspendimin e komandantit të Drejtorisë së Policisë në Veri, i cili tha se nuk do ta zbatojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për targat.

Protesta është thirrur nga Lista Serbe me fillim prej orës 12:00.
Shumë policë të komunitetit serb në veri dje kanë braktisur detyrën ndërsa sot dhanë dorëheqje kryetarët e komunave veriore dhe këshilltarët komunal.

Go to TOP