Mblidhen pesë komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mblidhen pesë komisione të Kuvendit të Kosovës.

Bëhet fjalë për Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025;

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025;

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025.

Go to TOP