Mbledhja e Këshillit të Sigurisë – Kurti, Sveçla dhe shefi i AKI-së arrijnë në Qeveri

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla kanë hyrë brenda ndërtesës së Qeverisë ku pritet të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

Në objektin e qeverisë ka arritur edhe shefi i Agjencionit Kosovar për Inteligjencë Petrit Ajeti dhe zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes.

Kryeministri Albin Kurti e ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës në orët e mbrëmjës së sotme pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Go to TOP