Mbikëqyrësi i OKB-së thotë se nuk ka dëmtime në objektet bërthamore të Iranit, bën thirrje për përmbajtje

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se nuk ka vërejtur ndonjë dëm në ndërtesat bërthamore në Iran. Më herët gjatë kësaj jave, flitej se ndërtesat bërthamore mund të ishin cak i mundshëm nëse Izraeli do të niste një sulm ajror brenda Iranit.

Një prej ndërtesave kryesore bërthamore të Iranit, instilacioni në Natanz, gjendet në Isfahan. Ndërtesa të tilla kanë përjetuar sulme sabotuese për të cilat Teherani ka fajësuar Izraelin.

“ANEB-i mund të konfirmojë se nuk ka dëme në ndërtesat bërthamore të Iranit”, tha kjo agjenci vëzhguese e Kombeve të Bashkuara përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

“Drejtori i përgjithshëm, Rafael Grossi, vazhdon të bëjë thirrje për vetëpërmbajtje ekstreme nga të gjithë dhe përsërit se ndërtesat bërthamore asnjëherë nuk duhet të jenë cak i konflikteve ushtarake. ANEB-i po monitoron nga afër situatën”.

Go to TOP