Mbi 1 milion e 300 mijë të vaksinuar në Shqipëri

Mbi 1 milion e 300 mijë vaksinime janë kryer deri më tani në vendin tonë, por sërish nuk mjafton sipas ministres së Shëndetësisë, e cila apelon për ndërgjegjësim më të madh. Apeli erdhi nga qendrat shëndetësore verore, të cilat sipas saj kanë ulur fluksin e qytetarëve në spitale me shërbimet që ofrojnë.

“Në Shqipëri kemi 1.8 milionë doza të mbërritura të vaksinave të ndryshme të cilat janë efektive, ndaj dua të ftoj qytetarët të shfrytëzojnë muajin gusht, ku tashmë vaksinimi +18 vjeç po vijon dhe vetëm në 13 ditët e para janë më shumë se 100.000 vaksinime të kryera. Në tërësi janë kryer mbi 1milionë e 300 mijë vaksinime, por nuk mjafton se duhet të rrisim sa më shumë mbulesën vaksinale”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot qendrën verore në Drimadhes, në Dhërmi, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike. /A2/

Go to TOP