Mbesin pa ujë tri fshatra të Gjakovë

Lagjja Demjan, Shehu dhe Gërqina e Poshtme në Gjakovë kanë mbetur pa ujë të pijes.

“KRU” Gjakova njofton se pa ujë mbeten për shkak të një defekti që ndodhi në trafon energjetike.

“Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se si pasojë e një defekti në trafon energjetike, janë jashtë funksionit të tyre pompat e ujit në fshatin Demjan.

Si pasojë, pa furnizim me ujë kanë mbetur fshati Demjan, Lagjja e Shehut si dhe Gërqina e poshtme. Posa të eliminohet defekti ne do ta rikthejmë furnizimin me ujë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e “KRU” Gjakova.

Go to TOP