Drejtoria e Mobilitetit inspekton disa rrugë në Prishtinë, në fokus siguria e këmbësorëve

Drejtori i Drejtorisë së Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, ka bërë të ditur se puna e kësaj drejtorie nis nga terreni duke dëgjuar kërkesat e qytetarëve dhe duke analizuar nevojat për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Sipas tij, janë vizituar rrugët Nekibe Kelmendi, Haxhi Zeka, Zahide Jashari dhe Zija Shemsiu, ku është vlerësuar siguria e këmbësorëve, shpejtësia e lëvizjes së automjeteve dhe nevoja për ndërhyrje të përshtatshme.

Bajqinovci theksoi se çdo kërkesë e qytetarëve shërben për identifikimin e problemeve reale në terren dhe për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, me synim një Prishtinë më të sigurt dhe më funksionale për të gjithë qytetarët. /Kosova.info/


Go to TOP