Motrat Istrefi dhe Vildane Zeneli shijojnë mbrëmjen nën shoqërinë e Erolld Belegut

Dy këngëtaret e njohura të estradës, Nora dhe Era Istrefi, janë kthyer së fundmi nga pushimet që kaluan së bashku në jug të Shqipërisë.

Mbrëmjen e kaluar, ato janë mirëpritur në darkë nga miku i tyre i përbashkët, biznesmeni i njohur Erolld Belegu.

Pjesë e tryezës ka qenë edhe modelja e njohur shqiptare, Vildane Zeneli, e cila pas një kohe të gjatë është kthyer nga New Yorku në Kosovë.

Ka qenë biznesmeni i njohur nga Peja, ai i cili ka publikuar një fotografi të përbashkët me bukuroshet në rrjetin social Instagram.

“Mysafirët e mija shumë të veçanta nga Prishtina, Londra dhe New Yorku. Duke darkuar në shtëpinë time me shoqet e mia të dashura: Nora Istrefi, Era istrefi, Vildane ZenelI! Secila prej tyre unike në mënyrën e vet hyjnore”, ka shkruar Belegu.

Miqësia mes Norës, Erës dhe Erolldit vjen edhe nga vakti se të tre jetojnë në të njëjtën lagje private të kryeqytetit.

Era ka kohë që i mungon publikut në aspektin e prurjeve të reja në muzikë, ndërsa Nora ka shënuar së fundmi një rikthim në një projekt të përbashkët muzikor me Gjikon dhe Melindën. 

Go to TOP