Mbappe shpallet lojtari i vitit te Reali mes kaosit të madh

Kylian Mbappe është shpallur zyrtarisht “Lojtari i Sezonit” te Real Madridi për të dytin vit radhazi. Megjithatë, statistikat e tij të frikshme dhe “Këpuca e Artë” po hijezohen nga një atmosferë krejtësisht toksike në “Santiago Bernabeu”, pas një sezoni ku “Los Blancos” mbetën pa asnjë trofe.

Francezi shkëlqeu sërish në aspektin individual, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në La Liga me 25 gola (për të dytën herë radhazi) dhe lider i Champions League me 15 gola. Në total, 27-vjeçari regjistroi 42 gola dhe 7 asistime në 44 ndeshje këtë sezon. Që nga kalimi i tij nga PSG, ai ka shënuar 86 gola në 103 paraqitje me fanellën e bardhë.

Në ndeshjen e fundit kundër Real Oviedos, ndonëse Reali fitoi 2-0, tribunat shpërthyen në vërshëllima të ashpra ndaj yjeve si Vinicius Junior e Aurelien Tchouameni. Kaosi shtohet edhe më shumë në bankinë, ku brenda dy viteve të Mbappes në Madrid janë ndërruar tre trajnerë: Carlo Ancelotti u zëvendësua nga Xabi Alonso, i cili u shkarkua për t’i lënë vendin e përkohshëm Alvaro Arbeloas.

Pas këtij ferri me klubin, Mbappe do të kërkojë qetësinë në Botërorin 2026 me Francën, ku është vetëm 4 gola larg barazimit të rekordit historik të Miroslav Klose si golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës.


Go to TOP