Mbahet programi ‘Masat për Trajtim të Varësisë’ tek të miturit
Në Qendrën Korrektuese dhe Qendrën Edukuese në Lipjan është mbajtur programi “Masat për Trajtim të Varësisë”
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ky program është mirëpritur nga të miturit dhe ka si objektiv ndërgjegjësimin ndaj pasojave të varësisë, delikuencës dhe ndikimit të mjedisit social, njohjen e cilësive pozitive individuale dhe nxitjen e gatishmërisë për ndryshim.
Gjithashtu, është realizuar certifikimi i të miturve në fushën e Aftësimeve Profesionale në ndërtimtari, duke krijuar mundësi për një të ardhme më të mirë. /Kosova.info/
