Mbahet Kuvendi i Rregullt i Punës, i jepet mbështetje vizionit të FFK-së

Të mërkurën në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në Prishtinë, u mbajt Kuvendi i Rregullt i Punës, ku pjesëmarrës ishin 49 delegatë, derisa me pjesëmarrje kuvendin e nderuan edhe Marco Ferri, përfaqësues i FIFA-s, Denis Bastari, përfaqësues i UEFA-s, Lutfi Nuriu e Ilir Shulku, përfaqësues të FSHF-së dhe Musa Selimi, përfaqësues i KOK-ut.

Kuvendi u drejtua nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi progresin e arritur nga federata në zhvillimin e futbollit kosovar, si dhe sfidat që e presin për të ardhmen.

“Ju falënderoj për ngritjen e futbollit, ju jeni baza e futbollit dhe pjesa qendrore e FFK-së. Ne do të vazhdojmë të jemi përkrah jush në të gjitha mënyrat, e veçmas me përkrahjen për infrastrukturë. Do të vazhdojmë me projektin tonë ambicioz që çdo 45 ditë të inaugurojmë një fushë të re, derisa shpresoj se falë mbështetjes nga UEFA shumë shpejt do ta kemi mundësinë që ndeshjet e Superligës të luhen në mbrëmje nën dritën e reflektorëve”, u shpreh Ademi. /Kosova.info/


Go to TOP