Mashtrimi dhe propaganda e fundit antiamerikane e Kurtit në SHBA!

Shkruan: Idriz MORINA

T’i je vetëm një mashtrues, që SHBA-të po të delegjitimojnë deri në palcë, duke ta zbuluar karakterin tënd të ulët njerëzor dhe kombëtar…

“…duke qenë të palëkundur në sundimin e ligjit…”, SHBA-ja nuk po e kupton, ka deklaruar lehtëmendjemadhësia e zotnisë Kurti!

Ai po mendon se sikurse i ka gënjyer mbështetësit e tij, se ia ka dalur t’i mashtrojë ata të gjithë, se ai po e zbaton ligjin dhe Kushtetutën, për të cilat sipas tij Amerika nuk po e kuptuaka, e mendon ta përcjellë këtë gënjeshtër të stilit serb edhe në SHBA. Pra, gënje dhe gënje, kurrë mos heq dorë prej saj, se një ditë do ta besojnë të gjithë (apo të paktën shumica).

Ai ende nuk ka kërkuar falje për gënjeshtrën tashmë 2.5 vjeçare se ai nuk ka bërë marrëveshje me Serbinë në Bruksel dhe Ohër, në mars 2023! Kjo për shkak se kohë pas kohe ai ka shfrytëzuar ambientin e rrejshëm të komunikimit të krijuar nga partia e tij apo nga një organizatë sekrete e strukturuar brenda saj, duke e bombarduar opinionin se Kurti nuk ka bërë marrëveshje me Serbinë dhe se ajo nuk ekziston (meqë nuk e ka nënshkruar). Ky është “meinstrimi” i dezinformimit të VV-së.

Traseja e dytë dezinformimi për atë marrëveshje, është se ai nuk ka bërë asgjë tjetër, vetëm se e ka pranuar një marrëveshje që e ka bërë Hashim Thaçi apo qeveritë e kaluara. Që të dyja këto qëndrime vazhdojnë edhe sot të pohohen, nga mbështetësit e Kurtit (se cili gjykim është më i përhapur këtë nuk e di, por mbështetësit e tij i mbrojnë si të ishin postulata apo teorema matematikore).

Është e qartë edhe për lexuesit më të thjeshtë, se pohimi i parë (nuk i plotëson kushtet për t’u quajtur gjykim) është në kundërshtim të plotë me të dytin, ndërsa pohimi i dytë e përjashton plotësisht të parin! Pra, dy qëndrime të rrejshme, që e rrëzojnë njëri-tjetrin.

Sikur marrëveshja e tij të ishte identike me të parat nuk do të kishte pasur nevojë as për bisedime. Dhe këtë më së miri e din SHBA-ja, kur i kërkonte ta bënte statutin për komunat me shumicë serbe, por ai refuzoi në mënyrë kategorike, se donte të merrej me ‘targat’ serbe, dhe se siç e kishte gënjyer opinionin që nga protestat kundër asociacionit se ai nuk do ta pranonte atë, por do të bisedonte vetë nga fillimi!

Sikur të mos ishte marrëveshje e re nuk do të ishte sjellur për bisedime plani franko-gjerman, dhe është plani franko gjerman platforma, mbi të cilën u bë marrëveshja. Ndërsa, premtimi i tij dhe i VV-së për platformën e Vetëvendosjes për bisedime, që do të rrëzonte apo korrigjonte marrëveshjet e këqia në Bruksel, nuk u bë kurrë! Kjo është një e dhënë shtesë mashtrimi, që SHBA-ja e din saktë!

Amerika e din saktë se ai e bëri Marrëveshjen më të keqe nga të gjitha parapraket, por në dobi të serbëve! Por, për këtë tradhti kombëtare, Kurti po përpiqet të sigurojë një zgjedhje të tretë si kryeministër!

Pohimi tjetër i tij, se ai nuk bën për kompromis me rendin në veri, është tërësisht në kundërshtim me marrëveshjet që ka bërë ai me Serbinë, kur ai e ka shkelur Kushtetutën dhe ka vazhduar këtë ta bëjë siç ka bërë Hashim Thaçi!

Pra, ai nuk mund ta gënjejë SHBA-në, se ai po e zbaton rendin dhe ligjin, ndërkohë që ka bërë marrëveshje antikushtetuese.

Pa SHBA-të, dhe pa kompromiset e tij me Serbinë në Marrëveshjen Ohër-Bruksel, në veri bandat e Radojçiqit, por edhe qindra paramilitarë të tjerë do të ishin kthyer, për këtë janë dëshmi, jo vetëm thirrjet që i ka ba ai në emër të qeverisë që ta ruajë sovranitetin nga Serbia, por edhe kur NATO-ja ia tërhoqi vërjetjen Serbisë, që të tërhiqte forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën.

Po ashtu së fundi presidenti Tramp e përsëriti, dhe Stejt Departamenti se ishte SHBA-ja që parandaloi Serbinë (të futej në luftë) apo një plan të saj ushtarak për t’u futur në Kosovë (është e qartë se Kosova nuk kishte as ka ndonjë interesim as për ta provokuar me forca lufte Serbinë, e s’ka fatkeqësisht as kapacitete!)

Ai nuk mund ta gënjejë dhe mashtrojë SHBA-në, duke thënë se nuk ekziston dhe nuk e pranon draft-statutin e BE-se, derisa ai ka qenë vet, që ka abroguar nga detyrat e tij kushtetuese, dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që Kryeministri i Kosovës duhet t’i udhëheq bisedimet me Serbinë! Por, në kundërshtim me këto detyrime, pasi ai u tall fillimisht duke pohuar për disa muaj se ai ishte i gatshëm ta shkruante vet statutin për vetqeverisjen e komunave serbe, hoqi dorë nga detyrimet, në mënyrë antikushtetuese dhe në kundërshtim me vendimin e Gjjykatës, që këtë ta bënte qeveria nëpërmjet një trupe, dhe tha se statutin për komunat serbe le ta shkruante vetë BE-ja! Dhe ashtu u bë!

Albin Kurti, nuk mund ta dezinformojë SHBA-në, se ai e respekton rendin dhe ligjin, ndërsa ka më shumë se një vit, që refuzon madje të dëshmojë para drejtësisë, qoftë për të mbrojtur njerëzit e tij të akuzuar për krim me rezerva shtetërore!

Se ai mbron çdo të dyshuar për abuzim me buxhet nga qeveria e tij, por edhe krimin për 35 milionë euro në KEK!

Se mbron shkeljen ligjore në rastin e mbi një mijë kontratave njëburimore, e bërë qartë me qëllime korruptive.

Se qeveritarët tuaj e kanë rritur lluksin dhe shpenzimet, madje si askush tjetër, pos si Ramush Haradinaj, apo mbase edhe keni tejkaluar!

Se ai nuk mund ta mashtrojë derisa vet çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese e kundërshton, kur nuk është në favor të tij apo të partisë së tij!

Se ai tashmë 6 muaj, e mban të uzurpuar postin e Kryeministrit, dhe shkelë vendimin e Gjykatës Supreme, që e kualifikon si vepër penale, të tij dhe të [do deputeti që vazhdon edhe të qeverisë!

Si po luftojka në mënyrë konsistente për rend dhe ligj, njeriu që ka marrë pjesë në rrëzimin e një qeverie, përveç tjerash sepse është vrarë apo ekzekutuar sipas tyre, nga pushteti Astrit Dehari?! Dhe për gati 5 vjet qeverisje, ai dhe qeveria e tij, jo vetëm që nuk e zbardhin vrasjen, por e bëjnë të pamundur atë, pikërisht se u dogj Institut i mjekësisë ligjore ku mbaheshin mostrat mejkoligjore të rastit Dehari, ngjarje që ndodhi në stilin e vjedhjes së provave nga dhomat e dëshmive në polici!

Si luftojka për drejtësi pakompromis Kurti që kurrë nuk kërkon llogari për vrasjen e ministrit në detyrë të luftës, kolonelit Ahmet Krasniqi! Refuzonte ta dënonte atë dhe atentatet tjera edhe atëherë kur ndodhnin!

Ti Albin s’ke reshtur që për 4.5 vjet të shkelësh edhe të drejtat civile, ato individuale si askund tjetër në botë, të drejtat e shkollimit specialistik, të drejtën e pagës, duke e bërë këtë bashkë me njerëzit e SHIK-ut, duke refuzuar ta njohësh edhe vazhdimin e kontratës së re me Qeverinë, të një gruaje, duke shkelur çdo konvent, çdo ligj, Kushtetutë dhe rend!

T’i je vetëm një mashtrues, që SHBA-të po të delegjitimojnë deri në palcë, duke ta zbuluar karakterin tënd të ulët njerëzor dhe kombëtar, se t’i jep sërish gjithçka, vetëm e vetëm që ta kënaqësh narcizmin tënd – pasjen e majës së pushtetit, ashtu si bëre paturpësisht në deklaratën e para disa ditëve, se ti, jo vetëm që ke pranuar Marëveshje me Serbinë (në 2023), por se do ta zbatosh atë plotësisht, dhe që mijëra mbështetës të tu, vazhdojnë të trumbetojnë e të përhapin gënjeshtrat e tua, se t’i nuk ke bërë marrëveshje dhe kurrë nuk do ta zbatosh atë!

Këtë e them në mënyrë të veçantë, sepse përveç që janë me mijëra të tillë të pacipë, që shtiren edhe si superpatriotë, por me jo pak prej tyre kam pasur përplasje, madje më kanë akuzuar se jam i njëanshëm, se të gjitha që t’i i ke thënë dhe bërë, i kam faktuar me kohë, dhe tash t’i pas suspendimit të dialogut strategjik nga SHBA-ja, e tha edhe njëherë publikisht – katëcipërisht- se t’i do ta zbatosh marrëveshjen e bërë sipas planit franko-gjerman, që e njëh autonominë për serbët, statutin që do të çojë në federalizim apo një shtet brenda shtetit sipas ekspertëve kushtetues, dhe që krijon status të ri për trashëgiminë kishtare serbe, në kuptim të eksterritorialitetit!

SHBA-ja ta njehë deri në palcë narcizmin tënd! Nuk mund ta mashtrosh se je një superhero, siç kanë bërë disa të tjerë para teje, por sot po thonë në Hagë, se nuk kanë luftuar kurrë, veç me politikë janë marrë!


Go to TOP