Marquinhos e konfirmon largimin e Donnarummas: Kështu është futbolli
Kapiteni i Paris Saint Germain, Marquinhos, ka folur hapur për largimin e portierit Gianluigi Donnarumma nga skuadra.
Në prag të finales së Superkupës së UEFA-s kundër Tottenham, braziliani e ka cilësuar italianin si një mik të madh dhe lider të vërtetë.
Donnarumma, i cili është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e mbrëmjes së nesërme, e ka konfirmuar vetë në rrjete sociale se do të largohet para mbylljes së afatit kalimtar. “Dikush ka vendosur që unë nuk mund të jem më pjesë e grupit. Jam i zhgënjyer, por falenderoj tifozët dhe shokët e ekipit për çdo moment. PSG do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar ai.
Marquinhos, i cili ka qenë bashkëlojtar me gardianin shtatgjatë gjatë gjithë kohës së tij në Paris, e ka pranuar se ky është realiteti i futbollit: “Në dymbëdhjetë – trembëdhjetë vitet e mia këtu kam parë lojtarë kyç të largohen. Klubi mbetet, lojtarët vijnë e shkojnë. Nëse Gigio qëndron, e mirëpresim me krahë hapur. Nëse largohet, do ta falenderojmë për gjithçka”, është shprehur ai.
