Manchester City nuk gabon ndaj Leeds United, kthehet lider në Ligën Premier

Manchester City ka shënuar fitore si mysafir i Leeds United me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 34-të.

Qytetarët që ishin në ndjeke të Liverpoolit para kësaj ndeshje e nisën furishëm përballjen.

Në minutën e 13-të një pasim i Phil Foden gjeti Rodrin që shënoi për 1-0.

https://twitter.com/kayso_1/status/1520445520078151680?s=20&t=Nfbri2T_kKNnD1dvjhWAOw

Edhe pse rastet nuk munguan, pjesa e parë nuk solli më gola të tjerë.

Më të filluar pjesa e dytë, në minutën e 54-të, Nathan Ake gjeti golin për 2-0.

Gabirel Jesus vulosi fitoren në minutën e 78-të kur përballë portierit u tregua i saktë për 3-0.

Krejt në kohën shtesë Ferandinho me një gjuajtje të bukur nga distanca shënoi për 4-0.

Pas kësaj fitoreje Manchester City kthehet lider me 83 pikë, një më shumë se Liverpooli që është i dyti.

Go to TOP