Manchester City ndalet sërish, Brighton i mohon fitoren në `Etihad`

Manchester City ka regjistruar barazimin e tretë radhazi, duke u ndalur në shifrat 1-1 ndaj Brighton & Hove Albion në stadiumin “Etihad”.

Ka qenë japonezi Kaoru Mitoma që ka shënuar golin e barazimit për mysafirët, duke i mohuar City tri pikë të rëndësishme.

Ndeshja ka nisur me raste për Brighton, që ka rrezikuar herët portën e vendasve, por City gradualisht e ka marrë kontrollin e lojës.

Epërsia për skuadrën e Pep Guardiolës ka ardhur pak para përfundimit të pjesës së parë, kur Erling Haaland ka realizuar nga pika e bardhë, duke shënuar golin e tij të parë pas katër ndeshjesh.

Në pjesën e dytë, City nuk ka arritur të jetë bindës, ndërsa Brighton e e ka shfrytëzuar hapësirën. Mitoma e ka barazuar rezultatin me një goditje të saktë brenda zonës, duke shpërblyer lojën e mirë të mysafirëve.

City ka pasurt raste për të fituar ndeshjen në fund, por pa sukses.

Ky barazim lë Cit me një start jo bindës të vitit 2026 dhe mund t’i hapë rrugë Arsenal të shkëputet në krye të tabelës. Ndërkohë, Brighton, vazhdon serinë pozitive ndaj City, duke shmangur humbjen për sezonin e dytë radhazi.


Go to TOP