Manchester City bën hap të madh drejt titullit në Premier League

Manchester City ka bërë një hap të madh drejt titullit në Premier League, pas fitores vendimtare 0-2 ndaj Tottenham Hotspur në një ndeshje të zhvilluar në “Tottenham Hotspur Stadium” në Londër në kuadër të Javës së Tridhjetë e shtatë të kampionatit.

Ndeshja është dominuar nga skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, e cila ka treguar dëshirë më të madhe për fitore, gjë të cilën edhe e ka arritur në fund. 

Derisa pjesa e parë ka njohur përpjekje, por jo edhe konkretizime, pjesa e dytë ka qenë ndryshe.  Fillimisht në minutën e pesëdhjetë e dytë Erling Haaland ka shënuar për avantazhin e Cityt pas një asisti nga De Bruyne e pastaj në minutën e parë të kohës shtesë, Haaland është treguar i saktë nga penalltia, duke siguruar kështu fitoren për skuadrën e tij.

Pas kësaj fitore të rëndësishme, Manchester City kap kryesimin në tabelë me 88 pikë, duke lënë Arsenalin në pozitën e dytë me 86 pikë, ndërsa Tottenham Hotspur renditet në vendin e pesëmbëdhjetë me gjashtëdhjetë e tri pikë.

Në javën e ardhshme të kampionatit, Manchester City do të përballet me West Ham në shtëpi, ndërsa Arsenal do të jetë nikoqir i Evertonit.

Go to TOP