Man Utd e fiton derbin ndaj Chelseas

Një gol i Matheus Cunhas në minutën e 43-të i ka dhënë fitore të rëndësishme Manchester Unitedit ndaj Chelseat, 1:0, në xhiron e 33-të të Premier Leagues angleze.

“Blutë” e dominuan ndeshjen në “Stamford Bridge” por nuk arritën t’i konkretizonin rastet.

Fitorja e çon Unitedin në kuotën e 58 pikëve në pozitën e tretë.

Ndërkaq humbja ia vështirëson Chelseat kualifikimin në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm. Klubi londinez është i gjashti dhe tani ka katër pikë më pak se Liverpooli që si i pesti ka 52 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në sezonin e ardhshëm nga Anglia në Ligën e Kampionëve shkojnë 5 pozitat e para. Chelsea aktualisht me pozitën e gjashtë shkon në Ligën e Evropës. Por edhe për këtë pozitë po luftojnë të paktën edhe 6 skuadra të tjera.


Go to TOP