Man City mund Burnley-n, ngjitët në krye të Premier League-s

Manchester City është ngjitur në krye të Premier League, pasi mposhti në udhëtim Burnley, me rezultat 1-0 duke konfirmuar njëkohësisht rënien e “Clarets” në Championship.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola e nisi ndeshjen me presion të lartë dhe kaloi në epërsi që në minutat e para. Pas një asistimi të Jeremy Doku, sulmuesi norvegjez Erling Haaland realizoi me qetësi për 1-0.

Pavarësisht dominimit të “Cityzens”, Burnley pati disa mundësi të mira për të barazuar, por Quilindschy Hartman dhe Zian Flemming nuk arritën t’i konkretizojnë rastet e krijuara.

Në pjesën e dytë, Manchester City vazhdoi të kërkojë golin e sigurisë, me raste nga Bernardo Silva dhe Rayan Cherki, ndërsa Haaland goditi edhe shtyllën.

Megjithatë, portieri Martin Dubravka ishte ndër më të dalluarit te mysafirët duke mbajtur rezultatin minimal.

Fitorja e ngjit Manchester Cityn në vendin e parë në tabelë për herë të parë që nga muaji gusht duke e mbajtur të hapur garën për titull.

Nga ana tjetër, humbja vulos një sezon zhgënjyes për Burnleyn, që pas një serie negative rezultatesh konfirmon rënien nga elita e futbollit anglez.


Go to TOP