Malisheva dhe Drita synojnë t’i kthehen fitores, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit janë mysafir të malishevasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut kishte katër fitore radhazi, por kanë barazuar ndaj Llapit në ndeshjen e fundit dhe në këtë takim synojnë t’i kthehen fitores për të qëndruar në krye të tabelës.

Në anën tjetër, vendasit gjithashtu kanë nisur mirë sezonin pranveror pa humbje, por pas barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Ulpianës, synojnë ta shfrytëzojnë terrenin vendas për t’u kthyer te fitorja.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave.

MalishevaGashi; Pira, Gërbeshi, Kryeziu, Dumani; Mustafa, Maliqi; Pefqeli, H.Hyseni, Shabani; Berisha;

DritaMaloku; Limani, Balde, Cuculi, Bardhoku; Broja, Kransniqi, Fazliu; Muja, Simonovski, Ajzeraj; 

Go to TOP