Maliqi mposht rumunin, tash ndeshet me një ukrainas

Karateisti i Kosovës, Betim Maliqi, do të përballet me karateistin ukrainas, Andrii Zaplitnyi, në xhiron e katërt të garës në kategorinë deri në 75 kilogramë.

Sot ka filluar Kampionati Evropian i Karatesë që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë.

Në ndeshjen e fundit, Maliqi dominoi plotësisht ndaj kundërshtarit nga Rumania, Gabriel Aurelian Iodache duke e mposhtur me rezultat bindës 8:0.

Maliqi ishte i lirë në xhiron e parë. 


Go to TOP