Malajzia heq vizat për qytetarët e Kosovës për qëndrim deri në 30 ditë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se shteti i Malajzisë ka marrë vendim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë.
Osmani ka shkruar në X se ky hap i rëndësishëm i Malajzisë i prin hapjes së Ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, gjatë javës së ardhshme në kuadër të vizitës së Presidentes.
“Përpara vizitës sime zyrtare në Malajzi javën e ardhshme, jam thellësisht mirënjohëse ndaj autoriteteve malajziane për vendimin e tyre për të dhënë përjashtime nga vizat për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për qëndrime deri në 30 ditë.Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë”ka shkruar Osmani në platformën X,.
Osmani ka shprehur mirënjohjen institucioneve të Malajzisë për këtë vendim duke theksuar angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve për të çuar përpara interesat e përbashkëta. /Kosova.info/
Ahead of my official visit to Malaysia next week, I am deeply grateful to the Malaysian authorities for their decision to grant visa exemptions for all citizens of the Republic of Kosovo for stays of up to 30 days.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 25, 2025
This important step, combined with the forthcoming opening of… pic.twitter.com/xnvHFeZ2JK
