Malaj: Historia flet kur kujtesa jeton dhe kur e vërteta ngadhënjen

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron në Kosovë, ka vizituar shtëpinë muze të heroit të kombit, Rexhep Malaj. Me këtë rast, bija e heroit, Fitore Malaj, është shprehur se mirëpret me nder presidentin e Shqipërisë.

Bija e heroit Rexhep Malaj, Fitore Malaj, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, bëri të ditur se në shtëpinë kur më 1984, e cila ishte cilësuar si shtëpi ‘shtëpi terroriste’, sot, pas më shumë se katër dekada, është vizituar nga presidenti i Shqipërisë, shtëpi që nga shteti i Kosovës është shpallur “Monument i Mbrojtur nga Shteti”.

“Sot, pas më shumë se katër dekadash, kjo shtëpi e vuajtjes dhe e krenarisë kombëtare – e shpallur ‘Monument i Mbrojtur nga Shteti’ nga Qeveria e Republikës së Kosovës – mirëpret me nder Presidentin e Shqipërisë, z. Bajram Begaj. Historia flet! E vërteta ngadhënjen! Kujtesa jeton!”, ka shkruar Fitore Malaj.

Ndryshe, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron në vendin tonë, ku dje nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, ndërsa sot mori çmimin “Dr. Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan.

Nga ana e tij, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e vizitës në shtëpinë e heroit të popullit, Rexhep Malaj, ka shkruar se heroi i kombit, Rexhep Malaj, do të mbetet gjithnjë atdhetar i shquar, pishtar dhe mbrojtës i idealeve kombëtare. /Kosova.info/


Go to TOP