Makina që iu dha princeshës Diana nga Charles shitet për 72 mijë dollarë

Makina që ishte dhuratë për princeshën Diana nga princi Charles si një dhuratë e fejesës është shitur për më shumë se 52,000 funte (72,000 dollarë) në ankand.

Ford Escort Ghia i vitit 1981 u shit për rreth 30 mijë dollarë më shumë sesa çmimi i pritur.

Vlerësimi i ankandit kishte sugjeruar që makina do të arrinte midis 30,000 dhe 40,000 ndërsa çmimi përfundimtar i shitjes ishte 52,640 £ .

Makina iu dha Dianës nga Charles në maj 1981, dy muaj para dasmës së çiftit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Princesha e drejtoi automjetin deri në gusht të vitit 1982.

Go to TOP