Macroni telefonon Kurtin, e lidh anëtarësimin në KiE me Asociacionin

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti, ka bërë të ditur Presidenca franceze përmes një komunikate.

“Presidenti i Republikës rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës. Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Pallati Elysee.

Tutje theksohet se Macron përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thuhet tutje në komunikatë.

Presidenti francez shprehu keqardhje për dështimin e votimit për shkarkimin e disa kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Sipas komunikatës, Macron rikujtoi se mbeti i domosdoshëm organizimi sa më i shpejtë i zgjedhjeve të reja, me pjesëmarrjen e popullatës serbe. /Kosova.info/

Go to TOP