Ferati: Nuk besoj se delegatët e LDK-së do ta shkarkojnë Lumir Abdixhikun

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati beson se Lumir Abdixhiku nuk do të shkarkohet nga delegatet e kësaj partie.

Ai para nisjes së mbledhjes së kryesisë së LDK-së, tha se kjo asnjëherë nuk ka qenë praktikë e partisë.

Ferati: Nuk e besoj që delegatët e LDK-së do ta shkarkojnë kryetarin

“I kemi marrë qëndrimet mbas mbledhjes besoj do të jemi të përgatitur me i marrë qëndrimet që dalin prej mbledhjes së kryesisë. Nuk e besoj, nuk e besoj që delegatët e LDK-së kanë me e shkarkuar kryetarin, s’ka pasur kurrë si praktikë. Nuk ka shkarkim, ka iniciativa demokratike, të cilat njerëzit kanë drejtë me i marrë edhe me u vazhduar me një procedurë deri sa të mbërrijnë me i finalizuar, nëse mbërrijnë”, tha ai.

Ai u bën thirrje edhe personave që kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të LDK-së, që t’i “thërrasin mendjes” dhe të ulen tensione të tilla brenda partisë.

Ferati: Ulni tensionet në LDK

“Besoj shumë që njerëzit, një pjesë e njerëzve që janë pjesë e kësaj iniciative të cilët kanë, sot e 37 vjet që merren me aktivitet në LDK kanë një thirrje të qartësisë edhe të mendjes edhe me i ulë një farë forme këto tensione që i kanë ngritur gjatë këtyre ditëve, se besoj që të njëjtit kanë drejtë si sekretar me kërkuar”, tha ai.


Go to TOP