Macron shfaqet si Hitleri në bilbordat francez – “presidenti nuk e respekton lirinë e shprehjes si me karikaturat e Profetit Muhamed”

Përfaqësuesit ligjorë të presidentit francez, Emanuel Macron, kanë ngritur një padi kundër Michel-Ange Flori.

Michel-Ange Flori është pronar i një kompanie reklamash i cili ka përdorë bilbordat për atë që ai e quajti satirë politike duke publikuar një fotografi ku shihej Macron i veshur si diktatori gjerman, Adolf Hitler.

Avokatët e Macronit ngritën një padi kundër Michel-Ange Flori, duke deklaruar se ato ishin një fyerje publike gjersa Florin e kontaktoi policia gjatë procedimit të padisë.

Rasti, sipas reuters, u shndërrua në një test në të cilin Franca tërheq kufirin midis lirisë së shprehjes dhe fyerjes.

Flori ngriti tabelat mbi të cilat Macron ishte trajnuar si Hitler në përgjigje të një ligji të miratuar nga parlamenti këtë muaj që ndalon njerëzit të hyjnë në disa vende publike nëse nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 ose nëse mund të tregojnë një test negativ.

Disa nga kundërshtarët e Macron thonë se ligji i ri shkel liritë civile dhe akuzojnë presidentin se vepron si një diktator. Administrata, nga ana tjetër, argumenton se normat më të larta të vaksinimit duhet të inkurajohen.

Flory, tabelat e të cilit janë vendosur në jug të Francës, tha se konsensusi në vendin e tij është në anën e “Charlie Hebdo”, si me rastin e shfaqjes së karikaturave me e religjionit islam, Profetin Muhamed.

“Por kur bëhet fjalë për të tallur presidentin duke e paraqitur atë si një diktator, atëherë bëhet blasfemi, atëherë është e papranueshme”, tha Flory në një intervistë me reuters.

“Nuk e prisja fare këtë. Që presidenti të bënte një ankesë kundër shtetasit francez. Unë jam duke bërë karikatura. Njerëzve mund t’i pëlqejë ose jo, por nuk ka rëndësi, karikatura do të mbetet karikaturë”, tha Flori.

Jean Enoki, avokati i Macron, tha se padia është ngritur “për shkak të natyrës fyese të krahasimit të Presidentit të Republikës me Adolf Hitlerin”.

Go to TOP