Lypsaret shpërndahen me makina me targa të Serbisë nëpër Kosovë

Lypsarët në kryeqytet dhe në veçanti në qendër te këtij qyteti janë shndërruar në problem shqetësues. Sidomos shqetëson numri i fëmijëve të vegjël apo edhe foshnjeve të cilët vet apo së bashku me “prindërit” lypin nga kalimtarët.

Kohëve të fundit jemi dëshmitar të prezencës së madhe të fëmijëve dhe te rriturve te cilët kërkojnë lëmoshë ne çdo cep të Kosovës, nëpër rrugë, semafora, kafiteri dhe çdo kund tjetër, duke keqpërdorur edhe foshnjet e tyre për të marrë lëmosh nga kalimtarët.

Duke ecur nëpër sheshet e Prishtinës, ajo që bie në sy është masa e madhe e lëmoshë-kërkuesve. Disa të vijnë pas duke të kërkuar të holla, të tjerë janë të ulur dhe shtrijnë duart dhe me ato thëniet e tyre si “Allahu të ndihmoftë, të shpëtoftë”, etj., kërkojnë nga kalimtarët e ndryshëm që t’iu dhurojnë para. Por ka dhe diçka tjetër: elementi femër në radhët e lupsarëve, ç’prej kohësh ka dhe një pamje fetare. Ato vendosin në kohë shami, duke bërë të mendosh se është një muslimane e këputur që ka dalë të lypë; ndërkohë që klerikë muslimanë të thonë se lypja është e ndaluar në Islam

Agjencioni i lajmeve Kosova.info, ka përcjellë një kohë të gjatë edhe lidhjet e tyre, nga vinë dhe ku shkojnë ata, kush i shpërndan neper qytete të Kosovës, por me saktësisht në kryeqytet në Prishtine.

Shumica e tyre rezultojnë me targa të Serbis, çdo mëngjes fëmijët shpërndahenë nga makinat me traga te Serbis, të cilët shpërndahen nëpër vende të ndryshme te Kosovës. Makina me targa të Serbis e cila zbarkon dhe bartë fëmijët çdo ditë tek Compania HIB Petrol në Fushë Kosovë, ku e njëjta pastaj merre drejtimin drejt Gracanices.

A.D. i cili punon afër këtij lokacioni thotë për kosova.Info, se deri me sot askush nuk merret me këtë rast, është shume e lehtë të kapen këta persona të cilët pa asnjë frik bartin fëmijët dhe ter ditën sillen afër Burger King dhe Hib Petrolit këtu në Fushë Kosovë, dhe në mbrëmje vjen po e njëjta, një makinë e bardhe karvan me targa të Serbis dhe i merr ata fëmijë, ndërsa raste të tjera janë disa edhe me makina me targa vendore ose targa shqiptare, por fëmijët që kërkojnë lëmoshë tek Hib Petroli dhe Burger King është kjo e njëjta makinë që çdo dite i bjen dhe i merre këta fëmijë.

Misteri i mbulimit me shami

Në duar mban një fotografi në të cilën ështe një fëmijë, e ku ka një mbishkrim: “Më dhuro para, e kam fëmijën e sëmurë”; ndërsa pranë këmbëve ka një lloj kartoni mbi të cilin vërehen disa centë. Kokën e mban ulur nuk shikon, madje as ata të cilët i dhurojnë para. Kur ofrohesh t’i flasësh e ta pyesësh se nga çfarë sëmundje vuan fëmija, ajo vetëm të shikon dhe nuk flet fare, pastaj ulë kokën menjëherë. Po t’i qëndrosh pranë dhe të tentosh prapë ta pyesësh për ndonjë, gjë kjo femër  ngrihet menjëherë, merr paratë dhe largohet nga ai vend. E të tilla ka shumë.

Besohet se bëhet fjalë për dukuri të organizuar prapa të cilës qëndron abuzimi me këto persona. Nga policia njoftojnë se kanë ndërmarrë disa herë aksione në Prishtinë dhe në qytete tjera të Kosovës për kontrollin e lypsarëve.

Tentimet e shumta të Kosova.info për të marrë qëndrim nga organet kompetente mbi këtë problem se cila është strategjia për neutralizimin e këtyre rasteve, ishin të kota. Autoritetet tregohen të shurdhra mbi këtë dukuri, duke mos treguar nëse posedojnë strategji për neutralizimin e së njëjtës./Kosova.info

Go to TOP