LVV: Nga shpresa në rrezik kombëtar

Shkruan: Mr. sci. Shpejtim RUDI

Si fjalë e parë dua të them se Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje janë paraqitë para popullit si shpresa e re e Kosovës, por realiteti ka tregu krejt diçka tjetër: një pushtet i bazuem mbi mashtrime, arrogancë, korrupsion të fshehtë dhe dështime që kanë cenu seriozisht interesin shtetnor të Kosovës.

1. Shkeljet kushtetuese e arroganca ndaj institucioneve

Qysh prej fillimit të qeverisjes, Kurti e ka sulmu publikisht Gjykatën Kushtetuese, tue e akuzu si të kapun prej opozitës. Por faktet tregojnë se vendimet e Kushtetueses – si në vitin 2021 për mosrespektimin e marrëveshjes për Asociacionin, apo tash në shtator 2025 për konstituimin e Kuvendit – janë marrë për me ruajt ligjshmërinë e shtetit. Kurti e LVV në vend që me iu bind vendimeve, i kanë quajtë “absurde e të dëmshme”, tue i shpërfill procedurat. Kjo nuk osht veç fjalë, kjo osht tentim i hapun për kapjen e shtetit.

2. Premtimet boshe e dështimet qeverisëse

Në fushatën e 2021-ës, Kurti premtoi:

160 mijë vende pune për 4 vjet,

reforma në shëndetësi,

investime në arsim e zhvillim ekonomik.

Në realitet: papunësia ka mbet mbi 20%, mërgimi i rinisë ka arrit kulmin, spitalet janë në gjendje të mjerë, e arsimi po rrënohet nga grevat dhe mungesa e investimeve. Asnjë projekt madhor nuk ka përfundue. Këto janë premtime boshe të pastërta.

3. Korrupsioni dhe nepotizmi

Kurti erdhi në pushtet me sloganin “asnjë kompromis me korrupsionin”, por:

tenderat publikë janë nda me klientelizëm,

bordet e ndërmarrjeve publike janë mbushë me militantë të LVV-së,

njerëz të afërt me pushtetin kanë përfitu kontrata qindra mijëra euro.

Pra, korrupsioni nuk osht luftu, veç është ndryshu adresa: prej partive të vjetra te LVV-ja.

4. Politika e jashtme – izolim i Kosovës

Kurti ka dështue me i afrue Kosovën me Bashkimin Evropian e NATO. Liberalizimi i vizave u arrit jo falë tij, por falë punës së qeverive të kalume. Ndërkohë, Kosova ka ngecë në procesin e dialogut me Serbinë, duke u shfaqë si palë e dobët. Marrëveshja e Ohrit 2023 u shit si sukses, por faktikisht ka hap rrugë për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, që Kurti vetë e kishte premtu se nuk ka me ndodhë kurrë. Kjo osht tradhti politike.

5. Menaxhimi i krizave institucionale

Në Kuvend, LVV ka vepru me shkelje të rregullores: rasti i Dimal Bashës në 2025, ku u votu për nënkryetarët e Kuvendit jashtë procedurave, ka sjellë krizë kushtetuese. Kushtetuesja duhej me ndërhy për ta ndalë këtë lojë. Pra, LVV po e fut Kosovën në ngërçe të qëllimshme, vetëm për me mbajt pushtetin.

6. Marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë

Raportet me SHBA-të janë përkeqësu. Kurti shpesh ka kundërshtu hapur diplomatët amerikanë, tue e vnu Kosovën në pozitë të vështirë. Mosbesimi i Washingtonit ndaj tij është i ditun. Ky dështim diplomatik ka pasoja direkte: Serbia po fiton terren ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova po mbetet e izolueme.

Përfundim

Albin Kurti dhe LVV nuk janë alternativë për zhvillim, por një rrezik për shtetin e Kosovës. Ata kanë:

shkelë Kushtetutën,

mashtru qytetarët me premtime boshe,

thellu korrupsionin dhe nepotizmin,

izolu Kosovën nga aleatët,

e kanë fut vendin në kriza të njëpasnjëshme.

Populli i Kosovës duhet ta kuptojë se kjo qeveri nuk ka me sjellë ndryshim, por veç dëm, varfëri e izolim. Kosova nuk ka luks me u lodhë edhe katër vjet me mashtrimet e Kurtit.

Si thotë fjala e urtë: “Mashtruesi një herë të rren, fajin e ka ai; herën e dytë të rren, fajin e ke vetë.”


Go to TOP