LVV-ja prezanton kandidatin që garon për Istogun

Dega në Istog e Lëvizjes Vetëvendosje ka prezantuar kandidatin e partisë për kryetar komune, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

LVV-ja do t’i hyjë garës për këtë komunë me kandidatin Astrit Bujupaj.

“Me qeverisjen tonë në nivel qendror dhe me Astritin në krye të Istogut, do të kemi bashkëpunim të ngushtë që garanton zhvillim të qëndrueshëm, investime të reja dhe përmirësim të jetës së çdo qytetari – nga qyteti deri në çdo fshat” thuhet në njoftimin e partisë. /Kosova.info/


Go to TOP