Lutfi Haziri votohet masivisht nga serbët e Gjilanit

Kandidati i Lidhjes Demokratike te Kosovës për kryetar të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është votuar shumë nga komuniteti serb në këtë komunë.

Në vendvotimet e fshatrave, Shillovë, Kmetovc e Ponesh, Haziri ka marrë deri 95 përqind të votave të serbëve, të cilët nuk patën kandidat nga komuniteti i tyre.

Ndërsa për Kuvendin Komunal të Gjilanit votuan kandidatët nga Lista Serbe.

Go to TOP