Roma me përmbysje fundos Interin

Roma e ka fituar me përmbysje derbin kundër Interit.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Interi me anë të Dimarcos në minutën e 30-të.

Ndërsa, nëntë minuta më vonë ishte Dybala ai që shënoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Kurse, 15 minuta nga fundi ishte Smalling ai që ia dhuroi fitoren romakëve me rezultat 1-2.

Me këtë humbje Interi konfirmon krizën me rezultate nëpër të cilat po kalon, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka tri humbje e dy fitore, ku ka grumbulluar 12 pikë në 8 ndeshje dhe gjendet në pozitën e tetë.

Ndërsa, Roma me tri pikët e reja gjendet katër pikë larg liderit, Napolit, i cili i ka 20 pikë.

Go to TOP