Mergim Lushtaku “ia vendos” një infuzion kryeministrit Kurti

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, në Kuvendin e Kosovës përgjatë seancës që po mbahet sot ka improvizuar një situatë duke ia vendosur kryeministrit Kurti në afërsi të ulëses së tij një infuzion.

Këtë e ka bërë Lushtaku teksa ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen e rëndë në shëndetësi, mungesën e barnave esenciale dhe dorëheqjen e Rifat Latifit nga pozita e ministrit.

Lushtaku ka thënë se Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr.

“Edhe qeveria edhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë. Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës!”, ka shkruar Lushtaku

Go to TOP