Lushtaku e “nguc” Konjufcën: Nuk besoj që të ka zënë Ramazani
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka pasur një pyetje për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, në Kuvendin e Kosovës.
Por para parashtrimit të pyetjes, kryekuvendari Glauk Konjufca së pari tha se ministrja Nagavci nuk është këtu, por pastaj e përmirësoi.
“Deputeti Lushtaku pyetje për ministren Nagavci, nuk e kemi këtu, këtu qenka, urdhëro”, tha Konjufca.
Ndërkohë, Lushtaku ia ktheu Konjufcës që beson se nuk e ka zënë atë Muaji i Ramazanit.
Gjithashtu, Lushtaku e pyeti Nagavcin për masat që ministria e Arsimit është duke i ndërmarrë që të parandalohen dukuritë negative në shkollat e Kosovës.
“Faleminderit kryetar. Nuk besoj që të ka zënë Ramazani, sidoqoftë. Cilat janë veprimet e MAShTI-t lidhur me parandalimin e dukurive negative në shkollat e arsimit parauniversitar në Kosovë dhe si është gjendja”, tha Lushtaku.
