Lushaku njofton për dezinfektim dhe pastrim të nënkalimit te Xhamia e Llapit

Drejtori i Drejtorisë së Mobilitetit, Donat Lushaku, ka njoftuar banorët e Kodrës së Trimave për ndërmarrjen e masave të pastrimit dhe mirëmbajtjes në nënkalimin te Xhamia e Llapit.

Sipas njoftimit të Lushakut, sot po realizohet dezinfektimi i hapësirës me mjetet e parapara higjienike, ndërsa nesër është planifikuar pastrimi gjeneral i nënkalimit me cisternë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kalimit nëpër këtë nënkalim duke rekomanduar që, nëse është e mundur, të shmanget përdorimi i tij deri në përfundimin e plotë të pastrimit.

“Qëllimi ynë është garantimi i sigurisë dhe higjienës për të gjithë qytetarët”, ka theksuar Lushaku duke falënderuar banorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Kosova.info/


Go to TOP