Lumir Abdixhiku kujton Ismet Rraci: Sakrifica e tij, themel i shtetndërtimit demokratik

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar sot figurën e Ismet Rraci, në 25-vjetorin e vrasjes së tij duke e cilësuar atë si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të përpjekjes për shtetndërtim në Kosovë.

Abdixhiku theksoi se Rraci, kryetari i parë i zgjedhur i Klinës pas luftës dhe një nga themeluesit e LDK-së, ishte një mësues i devotshëm dhe intelektual i përkushtuar ndaj vlerave kombëtare. Sipas tij, në një periudhë të ndjeshme për vendin, ai përfaqësonte bindjen se liria vazhdon përmes ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme, rendit dhe ligjit.

Ai rikujtoi se më 24 prill 2001, në kulmin e angazhimit të tij, Rraci u vra në mënyrë të pabesë duke e cilësuar këtë akt si një goditje ndaj përpjekjes kolektive për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik.

Abdixhiku shtoi se humbja e tij ishte e madhe për familjen, për LDK-në dhe për gjithë Kosovën, ndërsa theksoi se kujtimi për të mbetet një obligim i përhershëm institucional dhe shoqëror.

“Nderimi për të është zotim për drejtësi dhe përkushtim për ta ruajtur rendin demokratik për të cilin ai punoi deri në fund”, u shpreh Abdixhiku. /Kosova.info/


Go to TOP