Luka Modriç hero i Realit, “Los Blancos” mposhtin Sevillan

Reali i Madridit fitoi 1-0 me Sevillan në “Santiago Bernabeu” dhe ruan diferencën prej tetë pikësh me Barcelonën, kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Nuk ishte e lehtë për “Los Blancos” për të çarë mbrojtjen e Sevillas, që rezistoi deri 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur u shfaq Luka Modric me klasin e një futbollisti të jashtëzakonshëm.

Dhe të mendosh se kroati kishte vetëm pesë minuta në fushë.

Reali në fakt e nisi me gol ndeshjen, por sistemi VAR e anuloi finalizimin e Lucas Vasques, për ndërhyrje të gabuar të Nachos në ndërtimin e aksionit.

Valverde goditi shtyllën në fillim të pjesës së dytë, me Realin që krijoi raste të tjera të pastra derisa erdhi goli fantastik i 38-vjeçarit Modric.

Go to TOP